6 gusht 1945. Bota po shkonte drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe për ta vulosur diçka të tillë mendonin SHBA. Si sot para 73-vitesh, në orën 8.15 të mëngjesit, SHBA lëshonin 2 bomba atomike duke goditur Japoninë. Hiroshima dhe Nagasaki provonin tmerrin e armës më të frikshme dhe rreth 129 mijë persona humbnin jetën. Shkatërrim dhe tmerr. Pasojat vazhdojnë edhe sot dhe këto toka, kurrë nuk do të jenë siç ishin.
Japonia ndalet çdo 6 gusht dhe kujton bombardimet nukleare. Diçka të tillë ka bërë dhe klubi japonez i qytetit të Hiroshimës. Sanfreçe Hiroshima FC ka kujtuar ngjarjen e tmerrshme me anë të një postimi në faqen e saj në “Twitter”. Fjalë emocionuese mbushur plot kuptim, shpresë dhe dëshirë për të jetuar.
“Reflektojmë në gëzimin e mundësisë për të luajtur futboll, gëzimin e mundësisë për të praktikuar sport dhe gëzimin e mundësisë për të jetuar në këtë qytet. Lutemi që kjo paqe të zgjasë përgjithmonë.”