Arsyeja më e çuditshme e zgjedhjes së numrit në fanellë, Havertz e tregon: Kur luaja FIFA 2005 kisha krijuar një lojtar me…”29”

Kai Havertz ka vendosur të tregojë arsyen pse mban numrin 29 në fanellën e tij. Havertz erdhi te Chelsea në verën e vitit 2020 si një nënshkrim i madh nga Bayer Leverkusen për 80 milionë euro. Sulmuesi rezultoi një lëvizje e shkëlqyer pasi goli i tij i solli Chelsea titullin e Champions League në sezonin e kaluar. Gjermani i befasoi të gjithë kur vendosi të zgjidhte numrin 29 në Chelsea, të cilin e kishte veshur teksa luante në Leverkusen.

Edhe pse kishte mundësinë të merrte numrin nëntë ose dhjetë, në fund Havertz vendosi të merrte numrin 29. “Kur isha fëmijë luaja FIFA ose PES me vëllain tim gjatë gjithë kohës. Ne bëmë karakterin tonë në ato lojëra dhe vëllai im përdorte gjithmonë numrin 29 në fanellën e tij. Kur u bëra profesionist dhe firmosa për Leverkusen, ata më thanë se çfarë numri doja dhe pyeta se cilët ishin të lirë. Kur më thanë numrin 29, nuk kisha dilemë dhe për shkak të vëllait zgjodha atë numër”, tha Havertz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *