E bujshme/ Dy sportistët e njohur të Serbisë përleshen me grushta me njëri-tjetrin, Dusko Tosic përfundon në tokë nga goditjet

Mediat serbe kanë bërë të ditur sot se dy sportistët serb Aleksandar Prijoviç dhe Dusko Tosiç janë përleshur mbrëmë në Beograd. Prijovic aktualisht është lojtari i Western United të Australisë, ndërsa Tosic filloi të punojë si menaxher pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.

Ata e gjetën veten në sy të publikut, por jo për shkak të mallit të tyre për t’u takuar. Kurir ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës një pas mesnate ka ndodhur një incident i madh. Ky incident u dëshmua nga më shumë se njëqind persona dhe ishte e pamundur që të paktën disa informacione të mos dilnin në publik.

Përkatësisht, Prijovic kishte mbërritur me tre vajza, ndërsa Tosic gjendej i vetëm. Kur Prijovic e pa Tosic, shkoi menjëherë drejt tij për ta zgjidhur çështjen. Tosic e pa se çfarë po ndodhte dhe u ngrit në këmbë, ndërsa fillimisht patën një konfrontim verbal. Por e gjithë kjo u shndërrua në një luft.ë të ashpër. Prijovic e goditi me grusht tre-katër herë në kokë, me menaxherin i cili po mbrohej dhe më pas u rrëzua në tokë.

Sigurimi do të ndalonte më pas një incident më të madh. Dyshohet se Projovic e ka nisur përballjen pasi ishte i inatosur me Tosic, që më herët i kishte prishur një transferim. Ai ia kishte premtuar në një mesazh se kur të shiheshin me njëri-tjetrin, do ta rrihte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online