“Arsyeja e vetmë për të lënë këtë Liverpul është moti”, Klop sqaron çështjen Salah

Mohamed Salah është kthyer sërish në çështje në Angli. Pas polemikave për infektimin me Covid, tashmë në qendër të vëmendjes është kthyer për shkak të deklaratave të fundit, ku nuk përjashtoi një mundësi për të luajtur me Barcelonën apo Realin e Madridit në të ardhmen. Fjalë këto që marrin një interes të madh pas shpalosjes hapur të pakënaqësisë së egjiptianit për faktin se Klop nuk e emëroi kapiten në ndeshjen me Midjilland.

Megjithatë trajneri gjerman qartëson të gjithë mediat në një konferencë për shtyp, duke theksuar se gjërat janë sqaruar mes dy palëve dhe se Salah është i lumtur në seancat stërvitore. Më tej Klop shton se arsyeja e vetme për të lënë këtë Liverpul është moti, pasi përveç tij nuk sheh tjetër motiv.

“Nuk bëmë foto në seancën stërvitore të mëngjesit, por nëse do bënim do e shihnit Salah duke qeshur shumë. E gjithë pjesa tjetër është e këndshme për ju (mediat) për të shkruar, por, përbrenda, asgjë në të vërtetë. Ne të gjithë mund të kërkojmë diçka tjetër nëse duam. Por unë mendoj se arsyeja e vetme për të lënë Liverpool në këtë moment është moti. Çfarë arsye tjetër mund të ketë?

Ky është një nga klubet më të mëdha në botë, ne paguajmë shumë para. Ndoshta jo më së shumti në botë, por ne paguajmë mirë dhe ne kemi një stadium fantastik me mbështetës të jashtëzakonshëm dhe kemi një bazë tifozësh rreth e përqark nga bota. Ngjyrat tona janë të kuqe, e cila është ngjyra më e mirë”, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *