VIDEO/ Granit Xhaka nuk lë vend për kritika, perfeksion nga goditja e dënimit për të shtangur Chelsea-n

Granit Xhaka nuk ka lënë vend për kritika në këto 45 minuta të para të duelit Arsenal-Chelsea. Megjithëse ka qenë gjithnjë nën shënjestrën e tifozëve të “topçinjve“, këtë herë mesfushori me origjinë shqiptare duket se i ka bërë të dashurohen me të. Vetëm një minutë nga përfundimi i pjesës së parë dhe Xhaka merr përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi.

E majta e tij koordinon topin në perfeksion, duke e ndalur kështu në rrjetën e “bluve të Londrës“. Chelsea shtanget për herë të dytë brenda fraksionit të parë të lojës nga Arsenali, që shkon në pushimin mes pjesëve me avantazhin 2-0. Ky është momenti që djemtë e Artetës të synojnë kthesën, pasi ky sezon i sheh të katandisur në pjesën e poshtme të tabelës së renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FollowForGoals/status/1342896811447517184

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online