E pazakontë/ Pandemia sjell çudira në futboll, trajneri i klubit të Premier League: Nuk ka për lojtarët dhe familjet e tyre

Pandemia ka bërë që njerëzimi të jetojë një periudhë të çuditshme, që ndoshta nuk e kishte imagjinuar më parë. Prej gjërave të pazakonta që ka sjellë Covid-19 nuk ka shpëtuar as futbolli. Diçka e paprecedentë është duke u ndodhur lojtarëve të Ulverhempton. Klubi i Premier League i ka ndaluar të gjithë futbollistët dhe familjet e tyrë që të shkojnë për të bërë Pazar për shkak të llojit të ri të Koronavirusit që po qarkullon në Britani. këtë e konfirmon vetë trajneri në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme me Totenhemin e Murinjos.

“Që nga fillimi i pandemisë, stafi ynë në kuzhinë mblodhi një kuti të madhe me gjërat themelore që na duhen dhe gjatë momentit të lartë të pandemisë, të gjithë patën ushqim. Ndërsa filloi të përmirësohej, ne thamë: ‘Në rregull, tani jeni të lirë të shkoni dhe të bëni pazaret tuaja”. Por tani nivelet po rriten dhe ekziston një ndryshim i ri për të cilin të gjithë janë të shqetësuar, ne filluam ta bëjmë përsëri. Kështu që lojtarët dhe familjet e tyre nuk po shkojnë në supermarkete. Ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes. Ka kaq shumë njerëz që kujdesen për ne”, ka deklaruar Nuno Santo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online