Arsyeja e vërtetë e ndërprerjes së kontratës së Manajt, sulmuesi e ka sërish derën të hapur te Watford-i

Rei Manaj është lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilëndo skuadër për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Watford-i njoftoi ditë me parë se kontrata me sulmuesin u ndërpre me pëlqim të dyanshëm, ndërsa në Spanjë zbulojnë të tjera detaje nga vendim. “Mundo Deportivo” bën me dije se Manaj ka pësuar një dëmtim që do e lërë jashtë fushe të paktën deri në muajin mars, prandaj palët janë ulur të diskutojnë dhe kanë parë të udhës të ndërpresin bashkëpunimin.

Në këtë mënyrë Watford-i do të ketë mundësinë të afrojë një tjetër lojtar deri në fund të sezonit, ndërsa lojtari i Kombëtares shqiptare mund të firmosë kudo në Europë. Por dyert e Watford-it nuk janë mbyllur përfundimisht për sulmuesin. “Mundo Deportivo” shkruan se klubi anglez ka vendosur të respektojë kontratën për dy vitet e mbetura në kontratën e mëparshme, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kështu, nëse Manaj do të jetë lojtar i lirë në verë, atëherë do të kthehet përsëri në Watford./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online