Arsenali shpërfytyrohet në Boxing Day! Gjërat po shkojnë keq, dy lojtarët e Arsenalit grinden me njëri-tjetrin në mes të ndeshjes

Arsenali e mbylli këtë vit në mënyrë katastrofike. Topçinjtë kanë fituar vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit dhe kanë rënë në vendin e katërt në tabelën e Premier League. Fatmirësisht për Topçinjtë, diferenca mes kandidatëve për titull është e vogël dhe deri në pesë skuadra hyjnë në vitin 2024 me ambicie për të fituar Premier League.

Megjithatë, skuadra e Mikel Artetës do të duhet të funksionojë shumë më mirë në fushë. Në takimin me Fulhamin ka pasur edhe një debat në fushë dhe në mes të lojës Decline Rice dhe Gabriel janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ka pasur një debat të ashpër mes dy futbollistëve të klubit londinez. Ata kishin diçka për t’i thënë njëri-tjetrit dhe gjithçka ndodhi pikërisht përpara golit të dytë të Fulham të shënuar nga Bobby Decordova-Reid. Pas kësaj ndeshje, Declan Rice është nën sulm të veçantë nga tifozët. Ai bëri një lojë shumë të keqe dhe shumë e konsiderojnë atë si fajtorin kryesor të humbjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online