Arsenali nuk i zë besë Sançezit, i çon doktorin në shtëpi

Aleksis Sançez pritej t’i bashkohej Arsenalit në stërvitje të shtunën pasdite, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ylli i “Topçinjve” ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se është i sëmurë.

Ky mesazh duket se nuk është parë fort i besueshëm nga zyrtarët e Arsenalit, të cilët kanë dërguar një pjesëtar të stafit mjekësor për të parë nga afër sulmuesin.

Ndërkaq trajneri Venger ka konfirmuar se Aleksis do të kthehet të martën në ekip, teksa mbetet për t’u parë nëse ai do të qëndrojë në Londër apo do të transferohet tek Mançester Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *