Arsenali dhe PSG-ja kanë luajtur miqësoren e dytë për turneun ndërkombëtar International Champions Cup, duke u ndeshur sot pasdite në Singapor.
Fitoi Arsenali 5-1, në një ndeshje që e dominoi totalisht, por ishte një miqësore që nuk ka asnjë vlerë.
Kjo për faktin se Unai Emeri hodhi në fushë më të mirët për sfidën kundër ish-ekipit të tij, ndërsa PSG e nisi me Bufon në portë dhe Rabio kapiten në mesfushë, por gjithë të tjerët ishin nga ekipi i të rinjve dhe kjo bëri që sfida të humbiste totalisht rëndësinë e vet.
Në minutën e 13-të kapiteni i Arsenalit Mesut Ozil shënoi golin e parë të ndeshjes, pas një pasimi perfekt nga Obamejang, ndërsa pjesa e parë nuk pati më gola, edhe për meritë të Bufonit.
Në pjesën e dytë Arsenali bëri ndërrime pa fund dhe PSG barazoi me penallti në minutën e 60-të, kur Nkunku nuk gaboi.
Megjithatë, vetëm 7 minuta më vonë Lakazet shënoi golin e dytë për Arsenalin dhe më pas sërish francezi, Honding dhe Nketia vulsëon fitoren e thellë të “Topçinjve”.