Ish-trajneri i Kukësit, Peter Pacult, ka treguar edhe njëherë tjetër vlera e tij. Këtë herë me ekipin e Austria Klagenfurt duke e ngjitur këtë skuadër në “Bundesliga” të Austrisë. I afruar në janar të këtij viti pas ecurisë së dobët të skuadrës, Pacult nisi menjëherë me rezultatet pozitive duke marrë vendin e tretë.
Kjo i jepte mundësinë që të përballej kundër St Polten që ishte favoriti kryesor pasi ka qenë pjesë e elitës së Austrisë. Por kjo nuk e ndaloj Pacult që të fitojë të dyja takimet ndaj tyre me rezultatin e përgjithshëm 5-0. Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm ish-trajneri i Kukësit do të gjendet mes më të mirëve të futbollit në Austri. /Sport Ekspres/