Kler Çaku ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Vajza 13-vjeçare është shpallur kampione e Europës në shah. Sportistja e Teutës ka marrë 7 fitore dhe 2 barazime në Kampionatin Europian të shahut për vajzat deri në moshën 14-vjeçare. Një sukses i madh për Çakun dhe sportin shqiptar.
“Shqipëria ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Europianin e Shahut. 13-vjeçarja, Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime shpallet kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare. Kjo fitore vjen vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme për sportin shqiptar. Teksa Shqipëria mbledh në Durrës yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj një titull si kampione. Kleri është gjithashtu pjesëmarrëse në Europianin e Shahut që do të zhvillohet në Durrës, me ekipin e Teutës”, ka njoftuar klubi shumësportësh Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/