VIDEO/ E paguajnë 150 milionë dollarë në sezon, Nejmari humbet për të dytën herë radhazi penalltinë në Arabi

Përvoja e Nejmarit në Arabinë Saudite nuk po shkon ashtu siç pritej. Al Hilali shpenzoi plot 100 milionë euro për të blerë kartonin e tij, si dhe i mundësoi një pagesë prej 300 mijë dollarësh për dy sezone. Por paratë e shpenzuara për yllin Brazilian nuk po marrin shpërblimin e duhur në fushën e lojës.

Nejmari nuk ka krijuar një marrëdhënie të mirë me golin në Arabinë Saudite. Madje, nuk po arrin të gjejë dot rrugën e rrjetës as përmes penalltive. Ish-lojtari i PSG-së dhe Barcelonës ka gabuar sot nga pika e bardhë e 11 metrave. Kjo është hera e dytë radhazi që Nejmari nuk shënon dot nga penalltia në Arabinë Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online