Arriti suksesin dhe shkroi historinë me Ballkanin, Nderim Nexhipi detyrohet që të largohet nga Kosova

Nderim Nexhipi ishte padyshim pjesë e historisë që ka shkruar Ballkani. Dy herë fitues të titullit kampion në Kosovë dhe njëkohësisht pjesëmarrës në grupet e Conference League. Megjithatë drejtori i njohur është larguar. Vetë klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar gjithçka, teksa ky largim ka ardhur për arsye familjare.

“Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë. Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC BALLKANI gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *