Arriti majën në karrierë dhe i dha Serisë A Kumbullën me Rrahmanin, trajneri lë konferencën mes lotëve: Kam qenë nga Zoti

Ivan Juriç përjetoi dy sezone fantastike në krye të Veronës. Trajneri kroat arriti majën në karrierën e tij dy vite më parë, ku në Serie A u zbuluan edhe Marash Kumbulla me Amir Rrahmanin. Mbrëmjen e djeshme, Juriçi hyri sërish në stadiumin “Bentegodi“, por këtë herë si kundërshtar, pasi qendronte i ulur në stolin e Torinos.

Megjithatë, nuk ka munguar respekti i tifozëve të Veronës, që e kanë duartrokitur para fillimit të ndeshjes. Ndërkohë, pasi u vendos verdikti në fushën e lojës, kroati u paraqit në konferencën për shtyp, të cilën e mbylli mes lotëve. Kjo për shkak se është përgjigjur në lidhje me largimin e tij nga klubi i Veronës një vit më parë.

“Kur vendos shumë zemër, shpenzon shumë në nivel emocional dhe ndonjëherë shkoja më tej. Kisha ndjenjën se ishte e drejtë të largohesha. Tani ndoshta jam më i pjekur se një vit më parë, mundem të them vetëm se kam qenë nga Zoti”, ka përfunduar Ivan Juriç./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online