Nga Klaudio Ndreca
Keidi Bare bëhet gati për një aventurë të re pas shkëlqimit me Malagan në këtë sezon. Mesfushori shqiptar do të përfaqësojë Espanjolin, ekipin që në këtë sezon ra nga La Liga dhe kërkon sërish që të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.
Për këtë arsye duhet të bëhet një spastrim në skuadër dhe të sillen lojtarë të tjerë premtues. Trajneri i ri i kësaj skuadre nuk është zyrtarizuar ende, por drejtuesit e dinë më së miri se afrimi i Bares në skuadër nuk mund të kundërshtohet nga askush.
Mediat në Spanjë raportojnë se akordi është arritur mes ekipeve dhe transferimi do të kryhet për 2 milionë euro. Mbeten vetëm disa detaje për t’u zgjidhur dhe mesfushori shqiptar do të jetë nënshkrimi i parë i Espanjolit. /Sport Ekspres/