Arrestohet agresori i Ernest Gjokës, është futbollist!

Pak ditë më parë Ernest Gjoka u sulmua pas stërvitjes nga një person i panjohur, i cili pas përleshjes me trajnerin e Vllaznisë nxorri edhe një thikë, por ndërhyrja e personave të tjerë, përfshirë kapitenin Gilman Lika, bëri që të evitohej më e keqja. Ka ditë që në Shkodër flitet për ngjarjen dhe policia ka punuar intensivisht, ndërsa sot është bërë e mundur të zbulohet se cili e ka sulmuar Gjokën.

Në fakt, janë dy persona që janë identifikuar dhe arrestuar nga policia e Shkodrës. I pari është Nehat Fojleta dhe i dyti Sehar Xhenje. I pari është 19 vjeç dhe është futbollist, i regjistruar edhe në FSHF, ndërkohë që pikërisht ai e ka sulmuar Gjokën, për arsye ende misterioze, sepse duket absurde që të ketë pasur ndonjë arsye sportive, duke qenë se bëhet fjalë për një person aspak të njohur në futboll. Pasi sulmon Gjokën, Fojleta u largua me ndihmën e Sehar Xhenjes, i cili e priste me një automjet tip “Benz”. Natyrisht, tashmë pritet me kuriozitet të mësohet arsyeja e vërtetë e sulmit dhe a ka pasur njerëz të tjerë pas djaloshit që kreu sulmin, pasi vetë Gjoka ka thënë qartë se kërkon të mësojë porositësit.

DEKLARATA E POLICISË

Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

  • Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
  • Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”.  Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme pe?rpara oficerit te? policise? gjyqe?sore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online