Policia angleze vazhdon të bëjë detyrën e saj me “dorë të hekurt” në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Të dhënat më të fundit të nxjerra nga “BBC”, kanë zbuluar se kush janë klubet dhe divizionet më problematike.
Vendin e parë për sezonin 2017/2018 e mbajnë fansat e Birmingam Siti, me 95 të arrestuar, ndërkohë që në vend të dytë është Shefilld Junajtid me 62 të arrestuar. Vendin e tretë në podium e merr Sandërlend me 60 të arrestuar. Në vendin e pestë ishte e renditur Aston Vila me 48 arrestime, skuadër kjo po nga qyteti i Birmingamit.
Në total gjatë sezonit të kaluar janë prangosur 1542 persona, një ulje me 6% nga viti i kaluar. Në vitin 2001 policia angleze 3972 me anë të shtrëngimit të masave të sigurisë dhe rritjen e dënimeve për shkelësit e ligjit, shkallët e stadiumeve angleze janë bërë shumë të sigurta.