Sulmuesi i emocionuar: “Nuk do t’iu harroj kurrë dhe, nuk i dihet asnjëherë, një derë po e lë hapur”
Nëntë gola për të bërë një qytet që të ëndërrojë. Kur Paolo Tramexani i kërkoi presidentit Renxeti një sakrificë ekonomike, Armando Sadiku ishte emri i parë në listë, edhe pse Alioski gjithashtu bëri diferencën. Nga Zyrihu në Tiçino, me Luganon, aty ku shpërthehu me gola dhe paraqitje, për të rënë në sy te skuadra e bardheblu. Megjithatë, në Tiçino u kthye dhe aty u bë protagonist sërish, duke udhëhequr skuadrën drejt Europa League. Lamtumirat janë të dhimbshme dhe sulmuesi kuqezi është munduar ta shpjegojë në këtë letër:
“Një fjalë të vetme për të përshkruar emocionet dhe gëzimet që tifozët, shokët e skuadrës dhe stafi më kanë bërë të përjetoj, por s’do të mjaftojë, por nga e thellësia e zemrës ju falënderoj të gjithëve! Faleminderit që më bëtë të kaloj 6 muaj të mrekullueshëm! 6 muaj të mbushura me kënaqësi që nuk do të harroj kurrë! Kemi besuar deri në fund të gjithë bashkë dhe ia dolëm. Krenar që jam pjesë e këtij grupi fantastik dhe i këtij qyteti të bukur, që më dhuroi momente që kurrë s’do të harroj! Një qytet që meriton këtë triumf. Me zemër të thyer do të largohem, por dijeni që jeni dhe do të jeni gjithmonë pjesë e imja. Kam thënë gjithmonë se në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh, ndaj e lë derën e hapur në Lugano sepse disa gjëra s’mund të harrohen lehtësisht. Në Tiçino jam rritur si futbollist dhe jam dashur nga shumë persona dhe shumë fëmijë. Ju falënderoj të gjithëve, Miq, Zotërinj, Zonja, Fëmijë dhe Të Moshuar. FALEMINDERIT”.