Armando Sadiku është transferuar te Las Palmas dhe kërkon që të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm te Malaga. Historia pas largimit nga Spanja është e mësuar për sulmuesin shqiptar që zhgënjeu tërësisht te Erzurumspori dhe Bolivar. Megjithatë harrimi i shijes së golit po e ndjek këtë lojtar edhe te Las Palmas. Në ndeshje e sotme, Sadiku e nisi si titullar dhe luajti deri në minutën e 56 ndaj Tamaraceite.
Jemi vetëm në ndeshjet e para të sulmuesit me ekipin e Las Palmas, por mund të bënte më tepër ndaj një rivali modest që i përket nivelit të 4 të futbollit në Spanjë. Disa mundësi të pastra janë humbur nga Sadiku që vazhdon të tregojë se e ka humbur nuhatjen e dikurshme me portën e kundërshtarit. /Sport Ekspres/