Armando Cungu dhe Laçi ndajnë rrugët, një emër i njohur del në skenë për stolin kurbinas

Armando Cungu nuk do të jetë në krye të pankinës së Laçit për të përfunduar këtë sezon që ka nisur. Ekipi kurbinas këtë vit hyn me objektiva edhe më madhore se thjesht kualifikimi në Kupat e Europës, duke bërë një merkato bindëse gjatë verës. Por në 4 ndeshjet e para bardhezinjtë e Superiores nuk e kanë provuar ende shijen e fitore, teksa kanë grumbulluar 3 fitore dhe 1 humbje, që erdhi ditën e djeshme ndaj Kukësit.

Kjo ka bërë që trajneri Cungu dhe klubi të ndajnë rrugët e tyre, diçka që u përfol edhe pas atij barazimi në frymën e fundit kundër Kastriotit. Ndëkohë presidenti Pashk Laska ka nisur të kërkojë pasardhësin që do të ulet në stolin e trajnerit dhe sipas asaj që bën me dije “ABC News” në skenë del një emër i njohur i futbollit shqiptar, Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *