Armando Broja është padyshim një prej lojtarëve shqiptarë më të mirë në Europë. Ky futbollist vazhdon të mbetet pejsë e Premier League, pavarësisht dëmtimeve të shpeshta dhe pavarësisht fatit të keq.
Ndërkohë në një fotografi të fundit, sulmuesi i cili feston sot datëlindjen shihet mes tifozëve të Shqipërisë. Gjithashtu në flamurin e Shqipërisë gjendej edhe UÇK, me Brojën që nuk i është shmangur shkrepjes, pavarësisht se fotografi të tilla mund t’i hapin telashe në klub sepse dihet “dashamirësi” e europianëve karshi nesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/