Armando Broja sfidon “djajtë e kuq”, sulmuesi kuqezi e nis përsëri titullar për Burnley-n

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja do të numërojë sot ndeshjen e tij të 4-t radhazi me fanellën e titullarit. Situata ka ndryshuar tërësisht për sulmuesin shqiptar, që tashmë po merr kohën e duhur për të arritur formën e tij më të mirë. Trajneri i Burnley-t e ka zgjedhur sërish lojtarin kuqezi në 11-shen titullare, duke treguar besimin që ka te aftësitë e tij.

Këtë herë Armando Broja do të sfidojë Manchester United-in, që së fundmi ka shkarkuar edhe trajnerin Amorim. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e 21-të të Premier League-s./Sport Ekspres/