Armando Broja luan shanset e fundit me fanellën e Chelsea. Sulmuesi i Shqipërisë mund të ketë një tjetër shans me fanellën e titullarit në ditën e sotme kundër Sheffield Utd, nëse Pochetino nuk do të preferojë Jackson.
Të dy sulmuesit, si Jackson dhe Broja janë duke zhgënjyer me performancat e tyre. Por konkurrenca për ta do të shtohet pasi sot është kthyer në stol edhe Nkunku, që ka lënë pas dëmtimin e gjatë. Ky futbollist do ta nis nga pankina në ditën e sotme dhe Broja duhet të shfrytëzojë mundësitë për të mos kaluar në alternativë të tretë. /Sport Ekspres/