Armando Broja po kthehet në trend edhe në Serinë A. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Milani u interesua për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Megjithatë nuk janë vetëm kuqezinjtë si ekipi i vetëm i elitës italiane që kërkojnë thesarin e Shqipërisë.
Së fundmi, Alfredo Pedullo zbulon se Napoli po kërkon të hyj në garë për shërbimet e këtij sulmuesi. Drejtuesit e klubit e shohin si zëvendësuesin e përkryer të Osimhen, që mund të largohet në verë, por e gjithë çështja mbetet te çmimi që Chelsea do t’i vendos përfundimisht Brojës nga rritja e madhe e kërkesës. /Sport Ekspres/