Timo Werner është zyrtarisht lojtari më i ri i Chelseat, ndërsa transferimi i ka kushtuar londinezëve rreth 53 milionë paund. Një afrim ky që shton kualitetet e ekipit të Lampard në sulm, pasi flasim për një sulmues që ka nuhatje të madhe me portën.
Armando Broja do të bënte jehonë pak ditë më parë pasi aksidentalisht e zbuloi këtë afrim të Chelseat. Në një lidhje live në Instagram, futbollisti kuqezi e cilësoi si një nënshkrim të mirë që kishin bërë londinezët, megjithëse nuk ishte zyrtarizuar ende. /Sport Ekspres/