Armando Broja do të luajë kundër Liverpul, mediat britanike: Mund të largohet ende nga Chelsea

Jemi në datën 31 janar dhe koha e transferimeve po skadon. Armando Broja është tema kryesore te Chelsea, teksa gjatë gjithë ditëve të fundit është folur për largimin e tij nga londinezët. Megjithatë Broja konfirmohet se do të jetë sot në ndeshjen e madhe kundër Liverpul.

Kjo është një shenjë që tregon se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelsea. Nëse do të ndodhte një huazim apo shitje e tij, me siguri që Armando nuk do të ishte i gatshëm për përballjen e sotme. Megjithatë në mediat britanike thuhet se asgjë nuk është e sigurt dhe se Broja mund të largohet deri në orët e fundit tëm erkatos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *