“Mund t’ia bëj Guler, por jo Modriç”! Trajneri i Real Madridit e thotë hapur: Me Guler nuk ndodh asgjë, por Modriç ka fituar 5 Champions League

Modriç hyri në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Realin. Ditët e fundit u përfol për të shkuar në Arabinë Saudite, por në fund ai qëndroi në Madrid.

E nëse do të zgjasë qëndrimin në kryeqytetin spanjoll do të varet vetëm nga ai, të paktën kështu pretendon Ancelotti në njoftimin për ndeshjen ndaj Getafes.

“Modric është një legjendë. Është vendimi i tij nëse do të vazhdojë kontratën. Unë thashë atë që kam menduar kundër Las Palmas dhe ai e di këtë,” tha italiani.

Pasi u ul në stol kundër Almerias dhe Las Palmas, Ancelotti tha se për respekt për Modric, ai nuk dëshironte ta dërgonte në nxehmje kur e dinte se nuk do ta fuste në lojë.

“Mund ta kuptoj që një lojtar i ri si Guler po nxehet dhe nëse nuk futet, asgjë nuk do të ndodhë, por nuk mund ta bëj këtë me Modriçin, i cili është 39 vjeç, ka fituar pesë Liga të Kampionëve dhe është një legjendë”, u shpreh Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online