Armand Rada lë Interin, zbret në Serinë C

Mesfushori i Shqipërisë U-21, Armand Rada, është ndarë përfundimisht nga Interi, pasi klubi zikaltër ia ka shitur Renates, në Serinë C italiane.

Kampion me të rinjtë e Interit, Rada kërkon të luajë rregullisht dhe Renate ka shfaqur besim të madh tek ai, duke e blerë nga Interi.

Mesfushori 19-vjeçar shkoi tek Interi para një viti, duke luajtur 13 ndeshje në kampionat e 5 në Youth League, ku dha dy asiste.

FC Inter komunikon se i ka shitur në mënyrë përfundimtare mesfushorin Armand Rada Renates”, shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Interit.

Renate sezonin e shkuar luajti në play-off për ngjitje në Serinë B, por nuk ia doli mbanë të ngjitej.

Rada është bërë pjesë e Shqipërisë U-21 këtë vit, por nuk ka debutuar ende, edhe pse trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka folur shumë mirë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *