Presidenti i klubit Iliria, Nazmi Selmani, dhe nipi i tij, Petrit Selmani, kanë lënë qelinë e burgut ditën e sotme. Dy shtetasit në fjalë ishin akuzuar për kërcënim dhe kanosje të presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. Pasi kishte dërguar një mesazh kërcënues në telefonin e kreut të FSHF-së, Nazmi Selmani së bashku me djemtë dhe nipin e tij kishin shkuar pranë banesës së Dukës.
Ndërkohë, së fundmi, Armand Duka i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës faljen e shtetasve në fjalë për kërcënimin e kryer në datën 30.08.2024 në mënyrë që të shmanget çdo problem i mundshëm dhe të nxirren në pah vlerat e vërteta të futbollit. Shkak është bërë pendesa e shfaqur nga presidenti i klubit Iliria dhe nga djemtë e nipi i tij. Një kërkesë që duket se është marrë parasysh nga drejtësia shqiptare, e cila ka vendosur lirimin nga burgu të Nazmi Selmanit dhe Petrit Selmanit./Sport Ekspres/