Armand Duka flet për Bylis-Tirana: Dyshime të forta për trukim, dënim të merituar që të mos përsëritet

Armand Duka ka folur për dyshimet në ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës në përballjen e parë të zhvilluar në Kupë mes këtyre ekipeve, e cila po hetohet për një trukim të mundshëm. Teksa ishte në inspektimin e punimeve të stadiumit në Kukës, kreu i FSHF-së ka paralajmëruar një dënim shembullor nëse do të vërtohet fiksimi i rezultatit që të evitohet përsëritja e këtij fenomeni.

“Është një dyshim i fortë që në ndeshjen Bylis-Tirana të mund të ketë pasur trukim. Juristët dhe hetuesit po mundohen që të mbledhin prova dhe të vërtetojnë nëse është trukuar. Por jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj po bashkëpunojmë për zbardhjen e kësaj çështje, ndërsa po punojmë edhe me UEFA-n. Nëse do të vërtetohet trukimi atëherë do të kemi dënimin e merituar për të evituar trukimet në të ardhmen”, ka thënë Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online