Kandidati për president i FSHF, Sulejman Starova, është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur mbi zgjedhjet që do të organizohen, Starova tregon mbështetjen që ka Armand Duka nga ekipet e Superiores dhe njëkohësisht ka folur për ecurinë e futbollit në këto vite. “Duka është mbështetur nga Superiorja, që është më e rëndësishmja.
Në gjithë këto kohë të Dukës janë bërë punë të mira, ashtu si edhe të meta. Në interesin e të gjithëve është që futbolli të eci para. Ka një hap përpara pasi te Shoqatat tani votojnë të gjithë trajnerët që nuk kanë lidhje direkte, zgjedhin në bazë të preferencës. Me futbollin jemi të parët në Shqipëri që jemi të futur në Europë. Nuk ka ndonjë instuticion tjetër në Shqipëri që ka bërë më mirë se futbolli”, tha Starova. /Sport Ekspres/