Lionel Mesi konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, por fakti që nuk ka fituar asnjë trofe me kombëtaren e tij, hedh dyshime mbi statusin e yllit argjentinas.
Sulmuesi i Barceloës deklaroi se është tërhequr nga kombëtarja disa vite më parë, por u rikthye në Botërorin “Rusi 2018”, kompeticion ku Argjentina e tij ishte zhgënjyese. Pas botërorit, Mesi u tërhoq sërish nga kombëtarja dhe në vitin 2018, nuk luajti asnjë ndeshje për bardhekaltërit.
Bashkëkombësi i Mesit, Tagliafiko ka folur sot për spanjollen “Marca”, ku lëshoi një deklaratë shumë të fuqishme: “Argjentina nuk bën lojën e Mesit. Janë ndërruar disa trajnerë dhe Mesi sërish nuk ka dalë në lojën e tij më të mirë. Ka qenë i pafat, pasi ka arritur tri finale, por Argjentina nuk ka filozofinë e Barcelonës”,- tha mbrojtësi i Ajaksit.