Argjentinë-Spanjë, ky do të jetë dueli i finales së shumëpritur të Kupës së Botës 2026. Një tjetër përmbysje karakteri për kampionët n? fuqi t? botës. Argjentina mund të konsiderohet mbretëresha e përmbysjeve në këtë kompeticion, teksa ka marrë një tjetër kualifikim mënyrë të tillë.
Anglia kaloi e para në epërsi me anë të Gordonit në minutën e 55 të takimit. Ky gol kapi në befasi ekipin e ameriano-jugor, por ky i fundit nuk u dorëzua. Anglezët u tërhoqën pas për të mbrojtur rezultatin duke i lënë terren argjentinasve. Enzo Fernandezi barazoi shifrat në minutën e 85, ndërsa në të 92-tën Lautaro Martinezi përmbysi shifrat në ato përfundimtare 2-1. Argjentina shkon kështu në finale, ku do të përballen me kampionët e Europës, Spanjën./Sport Ekspres/