Ardit Krymi nuk ia del, mungon nesër në Durrës

Mesfushori e ka “peng” që nuk luan ndaj Teutës, por mund të humbë edhe Lushnjën në mesjavë. Kuqeblutë janë të karikuar për rezultat pozitiv në “Niko Dovana”

Gaspër Marku

Vetëm një mungesë do të kenë kuqeblutë në sfidën e javës së 11-të, që do ta luajnë të dielën në transfertë me Teutën. Mesfushori Ardit Krymi nuk ia ka dalë të jetë në dispozicion të skuadrës për këtë ndeshje. Gjatë javës pati përpjekje maksimale për një rikuperim të tij, gjë që u pa nga përfshirja në një program individual me vrapime rreth fushës, por pesha e dëmtimit muskulor nuk e lejoi të vijonte më tej. Madje, stafi mjekësor që e ka monitoruar gjendjen e tij, mori vendim që Krymi nuk duhej të vijonte as me vrapimet dhe urdhëroi ndërprerjen e stërvitjes për të kaluar në një pushim absolut. Në këtë mënyrë, tekniku Ernest Gjoka nuk ka gati për sfidën me durrsakët një nga pikat më të forta të formacionit të tij. Po ashtu, ka gjasa që mungesa e Krymit të vijojë edhe më tej. Sipas stafit mjekësor, me Krymin do të tentohet ditën e hënë të rifillojë stërvitjen, gjithnjë individuale, sepse me grupin nuk bëhet fjalë për momentin. Të mërkurën e ardhshme Vllaznia përballet me Lushnjën në “Loro Boriçi” dhe gjasat janë që edhe për këtë ndeshje ai të mos jetë gati. Nëse gjërat shkojnë si duhet, Krymi mund të jetë i gatshëm vetëm fundjavën e ardhshme, kur luajnë sërish në shtëpi ndaj Luftëtarit, një rival direkt në luftën për mbijetesë.

FORMACIONI ANTI-TEUTA – Dy ditë përpara ndeshjes me Teutën, trajneri Gjoka ka nisur të ekspozojë formacionin, me të cilin do të luajë ditën e diel në “Niko Dovana”, takim ky që nuk do të luhet në orën 14:00, por në orën 17:00. Kuqeblutë dje kanë konsumuar dy seanca stërvitore, ku pas ngarkesave të marra në orët e paradites në sallën e forcës, përqendrimi ka në fushën sportive të Golemit. Krahas elementeve të tjerë, puna kryesore e teknikut Gjoka ka qenë kryesisht me kontigjentin e futbollistëve, të cilët do të ketë me vete të dielën me Teutën. Për t’u theksuar është se në 18-shen anti-Teuta Gjoka pritet të ketë edhe Arsen Hajdarin, futbollistin e marrë vetëm pak ditë më parë nga radhët e Vllaznisë B. Një futbollist që krahas mesfushës, e njeh mjaft mirë edhe lojën sulmuese dhe është nuhatës i portës kundërshtare. Gjatë kohëve të tij “të arta”, kur ishte pjesë e skuadrës së parë, ka spikatur me shënimin e golave përcaktues. Për formacionin duhet thënë se Gjoka do të ketë në lojë boshtin kryesor të skuadrës, me të cilin ka luajtur gjatë ndeshjeve të mëparshme, ku loja e kuqebluve në përgjithësi është vlerësuar. Bazuar në atë që ai ka aplikuar gjatë dy seancave të fundit, porta pritet t’i besohet Selimajt. Me rikuperimin në kohë të Olsi Gocajt, prapavija është në rregull, pasi mbrojtësi i krahut të djathtë i bashkohet treshes Pjeshka-Orelesi-Marku. Mesfusha, duke qenë se luhet në transfertë, pritet të jetë me pesë forca dhe konkretisht me Tafilin, Bardullën, Hasanin, Çinarin dhe kapitenin Lika. Edhe pse janë mesfushorë, Çinari dhe Lika pritet të jenë me detyra sulmuese, në mbështetje të ganezit Çarls Artsina, i cili ka besimin e plotë të teknikut Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online