Ardit Hoxhaj: Më në fund jam kthyer aty ku duhet

Sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj, ishte njeriu i ndeshjes kundër Partizanit. Shënoi një gol me peshë të rëndë, por luajti një ndeshje perfekte në aspektin taktik dhe është një armë më shumë për Shpëtim Duron.

Pas ndeshjes, në “Gol pas goli” në Supersport, Ardit Hoxhaj deklaroi: “Jam i kënaqur për golin. Vij nga një sezon jo i mirë, nuk ka qenë një periudhë e këndshme, por tani po stërvitem e po luaj mirë. I shënova Partizanit, rastësi që i shënoj shpesh. Kam punuar shumë këtë verë dhe tani kam gjetur ritmin e duhur, po kthehem aty ku isha kohë më parë dhe jam i kënaqur.

“Jemi një grup shumë i mirë, unë jam vlonjat dhe e ndiej shumë fanellën, por këtu ka shumë harmoni, kemi një grup fantastik. Nuk kemi asnjë problem mes njëri-tjetrit, zbavitemi dhe ia kalojmë mirë, nuk ka ndarje vlonjatë apo jovlonjatë. Jemi në rrugën e duhur, jam shumë i kënaqur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *