Duke nisur që nga dita e sotme sulmuesi Kevin Gameiro nuk do të jetë pjesë e Atletiko Madrid. 31-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Valencias, e cila përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me lojtarin dhe klubin.
Një lëvizje e tillë duket se është kushtëzuar nga ardhja e Andre Silvës. Lojtari i ardhur nga Milani i ngushton hapësirat për 31-vjeccarin që ka parë si opsion më të mirë për të largimin nga skuadra që fitoi Europa League-n.
Gameiro luan prej 3 vitesh në Madrid, por tani do të provojë një aventurë të re në skuadrën e Valencias.
Comunicado oficial https://t.co/TpwAMXNE11
— Valencia CF ?? (@valenciacf) August 12, 2018