Arbnor Muja do të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Sport Ekspres e ka raportuar lajmin i pari që në qershor, kur për çështje kohe, nuk u arrit që të plotësohej dokumentacioni.
Por tani Mujën nuk e ndal më asgjë, teksa në mbrëmjen e djeshme siguroi kalimin në grupet e Champions League. Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, ka treguar në rrjetet sociale se Arbnor Muja është bërë qytetari më i ri i Lushnjes, teksa u pajis edhe me pasaportën shqiptare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/