Arbnor Muja do të luajë në mbrëmjen e madhe, vetëm AEK e ndan nga grupet e Champions League

Arbnor Muja pritet të jetë një nga debutuesit e Silvinjos në listën e Shqipërisë. Por përpara se të vijë te Kombëtarja, lojtari shqiptar ka një mision shumë të rëndësishëm për të mbyllur. Në mbrëmjen e nesërme, kampionët e Belgjikës përballen me AEK.

Antëerp do të kërkoi fitoren në Play Off të Champions League. Nëse belgët do të kalojnë kundërshtarin grek, atëherë do të jenë mes më të mirëve në Europë. Nga minuta e parë pritet që të jetë edhe Arbnor Muja. Por edhe në rast dështimi, Antëerp shkon në grupet e Europa League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *