Arbitri? Shpërthen keq Djarmati: Në mes të Tiranës nuk na erdhi Partizani në portë, Alban Hoxha ishte njeriu i ndeshjes

Vendimi i marrë nga ana e arbitrit Enea Jorgji sa i përket penalltisë në favor të Vllaznisë kundër Partizanit ka marrë jehonë më shumë sesa vetë ndeshja e këtyre skuadrave. Faktikisht bëhej fjalë për një prej ndeshjeve më të bukura të Superiores në këtë sezon që u përkufizua vetëm në një vendim.

Nisur nga ky fakt, Matko Djarmati ka shpërthyer në “Procesin Sportiv”: “Më vjen keq që në 3 minuta kronikë flitet vetëm për penalltinë e Jorgjit. Nuk më vjen aspak mirë. Në mesin e Tiranës, nuk na erdhi njëherë Partizani në portë, nuk ka bërë një goditje. Ne kishim aq shumë raste të pastra sa Alban Hoxha ishte njeriu i ndeshjes. Çfarë kemi vjedhur ne këtu? Hoxha ishte lojtari i ndeshjes”, tha Djarmati. /Sprot Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *