Aleksey Matyunin ishte makthi i shkodranëve deri para pak ditësh. Arbitri rus e ka bërë “baltë” me gjykimin në ndeshjen mes Siroki Brijeg-Vllaznia, duke anuar ndjeshëm nga krahu i boshnjakëve për të qenë ylli i ndeshjes për ta në fitoren 3-1. Fatmirësisht ekipi shqiptar ka fshirë gjithë historinë e ndodhur pas fitores 3-0 në shtëpi, por kaq lehtë nuk mund ta bëjë Matyunin.
Vllaznia ka plotësuar dokumentacionin dhe është ankuar në UEFA për këtë arbitër. Megjithëse nuk dihet ende se çfarë vendimi është marrë për rusin, dënimi i parë i dhënë nga Qeveria e Futbollit në Europë është mos pjesëmarrja e Matyunin në ndeshjet e radhës të Europës pasi nuk është caktuar në asnjë përballje. /Sport Ekspres/