Napoli fitoi ndaj Juventusit në shifrat 1-0 duke e bërë kampionatin italian edhe më të komplikuar sa i përket vendit të parë. Bardhezinjtë u kthyen në fitoret radhazi dhe rezultatet pozitive, duke krijuar idenë e një “Deja Vu” si në sezonet e shkuara. Por dukshëm këtë herë bëhet fjalë për tjetër situatë.
Ajo që vendosi në historinë e këtij 90 minutshi ndaj Napolit ishte penalltia e fituar nga Amir Rrahmani, pasi Kielini i vendosi duart në fytyrë. Por për trajneri Pirlo ky moment ishte i dyshimtë dhe nuk e sheh si penallti. Madje në intervistën pas ndeshjes është shprehur se nëse do të akordohej në favorin e Juventusit do të kishte shumë polemika.
“Kur mbaroi ndeshja i kërkova shpjegim arbitrit se përse nuk e paralajmëroi portierin pasi po humbte kohën. Vetëm për këtë. Penalltia? E dyshimtë sepse ndryshe nuk do të kishte asnjë kontakt më të vogël në zonë. Nëse dikush hap duart me topin në dorën e portierit, atëherë do të kishim penallti në çdo moment. Nuk e di nëse mund të jepet një gjë e tillë. Nuk e di nëse do jepej për Juventusin një penallti e tillë. Nëse po, atëherë do të kishte pasur shumë më shumë polemika. Një episod tjetër i dyshimtë që Di Lorenzo nuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Unë nuk dua të flas për arbitrat, por ndodh që shumë episode interpretohen ndryshe kur janë në favorin tonë”, tha Pirlo. /Sport Ekspres/