“Arbitri është si mace e zezë për ne”, Cela e tepron që pas humbjes së parë: Penalltia e Vllaznisë nuk ishte, Adili duhej të merrte të kuq që në pjesë të parë

Kastrioti dukej një ekip i shndërruar në këtë vit të ri 2022 pasi në krye erdhi trajneri Cela. Krutanët fituan kundër kampionëve të Superiores, Teutës, ndërsa ndalën në barazim edhe Partizanin në transfertë. Por në ditën e sotme, Vllaznia ia ka dalë që të fitojë me shifrat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur në minutën e 76 me Latifin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sali arriti që të kuptonte krahun, por gjuajtja e sulmuesit shkodran kishte vetëm një fund, rrjetën.

Krymi do të rrëzohej në zonën kundërshtare dhe arbitri vijoi lojën. Portieri e nxori topin jashtë për t’i ardhur në ndihmë Krymit të dëmtuar, megjithatë ishte Greca që me urdhërin e trajnerit Cela luftoi për të mbajtur topin në fushë, duke sjellë nervozitetin e Adilit. Ndërkohë pas rishikimit të pamjeve me VAR, u vendos për akordimin e penalltisë. Në fundin e takimit, Adili do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Cela: “Ky arbitër, Beqiri, na është bërë si mace e zezë. Jam i bindur se lojtari im ka kapur topin dhe nuk ishte penallti. Kam pretendim edhe te prekja me dorë e Adilit në pjesën e parë, duhet të jepej faull. Është faull dhe karton, por çfarë ngjyre kur lojtari ynë del pastaj tek për tek me portierin? Pse nuk e cuan në VAR? Ishte karton i kuq”!

Brdaric: “Ne shohim ekipin tonë, jo rivalin, kur hyjmë në lojë. Aralica kishte disa minuta dhe duhet t’i japim kohë që të rikthehet në formën e tij më të mirë. Nuk dua të ankohem. Fusha nuk dukej keq nga jashtë, ishte jeshile, por nga brenda ishte si me gunga. Kartoni i kuq i Adilit? Duhet të jemi më të qetë për vendimet sepse kanë impakt. Gjyqtarët kanë puinë të vështirë dhe duhet të marrin vendime të vështira. Mbase donte të kompensonte penalltinë tonë me kartonin e dytë të verdhë të Adilit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online