“Arbitrat janë më para futbollistëve”, Duka i kënaqur me gjykimin: Jareci emërohet si vëzhgues në Inter-Bajern, ky është niveli i arbitrimit tonë

Armand Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku është  ndalur të trajtojë shumë çështje të futbollit shqiptar. Presidenti i FSHF-së ka folur ndër të tjera edhe për nivelin e arbitrimit në vendin tonë, që sipas tij është më lart se niveli i futbollistëve. Duka ka sjellë në vëmendje faktin se UEFA ka përzgjedhur Sokol Jarecin për të vëzhguar gjykimin e ndeshjes Inter-Bajern Mynih në Ligën e Kampionëve për të nxjerrë në pah se në çfarë niveli gjendet arbitrimi shqiptar.

“Nuk është e lehtë të rekrutosh arbitra. Për këtë kemi hapur akademinë e arbitrimit. Nuk mund të vish direkt në Superiore, por janë disa shkallë dhe disa faza edukimi dhe trajnimi për t;u bërë arbitër profesionist, siç ne kemi edhe të nivelit të lartë, të FIFA-s. Kemi një armatë të tërë që merret me përgatitjen e tyre. Ka gabime, do ketë përsëri, por nuk mendoj që jemi në një disnivel. Nëse do të merrja një peshore, mbase arbitrat janë më para se futbollistët. Drejtori i Arbitrave të FSHF-së, Sokol Jareci, është emëruar që të jetë vëzhguesi i një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Champions Leagues, Inter-Bajern. Kështu që, ky është niveli i arbitrimit në Shqipëri”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online