Nesër do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 11-të. Kukësi do të sfidojë Flamurtarin, ndërsa Teuta pret Tiranën. Të dyja këto takime do të luhen në fusha asnjanëse, pasi siç dihet Kukësi do të luaj gjithë sezonit jashtë dhe këtë javë do të luaj si pritëse në Kamza. Në anë tjetër Teuta po mbjell fushën e “Niko Dovanës” ndaj do të zhvendoset në Shijak.
Janë zbuluar dhe gjyqtarët që do të gjykojnë në këto dy takime. Në Sfidën mes Kukësit dhe Flamurtarit do të jetë Blerim Ziri, ai i cili do të vërë drejtësi Këtë edicion Ziri ka drejtuar vetëm një ndeshje, pikërisht takimin mes Kukësit dhe Kamzën, në “Loro Boriçi”. Ndihmësit e tij do të jenë Endrit Veseli dhe Erind Burgu, ndërsa gjyqtar i katërt Orlando Kuka.
Në ndeshjen tjetër mes Teutës dhe Tiranës do të vërë drejtësi Klajdi Kola. do të jetë ndeshja e tretë për Kolën këtë edicion si gjyqtar i parë, ndërsa në dy raste ka qenë gjyqtar i katërt. Rejdi Avdo dhe Ena Pashaj do të jenë ndihmësit e tij në këtë takim. Kjo ndeshje do të ketë gjashtë gjyqtar dhe pas porte do të pozicionohen Kridens Meta dhe Emiron Sino. I katërt në këtë përballje do të jetë Ilir Tartari.
Kukësi – Flamurtari
Blerim Ziri (Gjyqtar kryesor)
Endrit Veseli (Asistent i parë)
Erind Burgu (Asistent i dytë)
Orlando Kuka (Gjyqtar i katërt)
Teuta – Tirana
Klajdi Kola (Gjyqtar kryesor)
Rejdi Avdo (Asistent i parë)
Enea Pashaj (Asistenti dytë)
Ilir Tartari (Gjyqtar i katërt)
Kridens Meta (Arbitër linje)
Emirion Sino (Arbitër linje)