Arbitra të paaftë: Xhaja e Hamiti “ngelin në klasë” nga UEFA!

Lajm i turpshëm për klasën e arbitrave në Shqipëri: Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti nuk kanë kaluar testet fizike, por edhe ato teorike sa i përket gjuhës angleze, ndaj UEFA i ka “ngrirë”.

Sipas “Panorama Sport”, Xhaja ishte në listë për të gjykuar një ndeshje kualifikuese për Euro U-19, por ka dështuar në testet rutinë që kryen UEFA.

Pas Juxhin Xhajës, mësohet se testet fizike, por edhe ato teorike sa i përket gjuhës angleze, nuk i ka kaluar as gjyqtari tjetër ndërkombëtar shqiptar, Eldorian Hamiti.

Dy arbitrat e përzgjedhur nga FSHF pritet që të kenë një shans të dytë vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Një ngjarje skandaloze, që vë me shpatulla pas muri sektorin e gjykimit, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online