Interi arriti që të fitonte ndaj Romës me shifrat 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Golat e Dzekos dhe magjia e Sanchez nga distanca mjaftuan për të mundur ekipin e drejtuar nga ana e Jose Murinjos. Ashtu siç jemi mësuar gjithmonë që të ndodh, Murinjo fajëson arbitrin në fundin e takimit për humbjen e tij. Një zakon ky që është kthyer pas çdo ndeshje, duke e tepruar dhe për t’i kaluar të gjithë caqet.
Ironia nuk mungoi as në ditën e sotme kundër kryesorit të takimit, megjithëse vendimet e tij nuk ndikuan fare në rezultat. “Arbitri ishte shumë i mirë taktikisht. Luajti në një mënyrë para se të shkonte rezultati 2-0 dhe në një mënyrë tjetër pasi shifrat shkuan 2-0. Shumë kartonë të verdhë nuk u dhanë pasi 2-0 nisi që të vërshëllente në një mënyrë tjetër. Vetëm një arbitër inteligjent mund ta bëj këtë dhe ai ishte”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/