Marko Fasone është personazhi më interesant i derbit të Kupës së Italisë, mes Milanit e Interit, që do të luhet pas pak ditësh. Administratori i deleguar i Milanit ka punuar si drejtor i përgjithshëm të Interi në vitet 2012-2015, por nuk mbaron me kaq.
Në vitet ’90 Fasone punonte si arbitër dhe drejtonte edhe në Serinë A. Histori kurioze: në vitin 2000 Milani e Interi përballeshin në Kupën e Italisë dhe Fasone ishte arbitër u katërt.
Pa fat për Milanin, sepse ndonëse Shevçenko shënoi dy gola, Interi fitoi 3-2. Ju tingëllon si histori e dëgjuar? Fasone nuk është se po i sjell shumë fat Milanit as tani…