Likës i mjafton dhe barazimi në transfertën e Kukësit

 

Trajneri i Luftëtarit: Ne e kemi përmirësuar shumë lojën tonë, ndërsa kundërshtari nuk është më ai i sezonit të kaluar

Gëzim Beqiri

Përpara nisjes për në Kukës, ku sot Luftëtari do të luajë me skuadrën vendase ndeshjen e fundit të këtij viti, trajneri Hasan Lika, në një dalje për mediet u shpreh optimist për rezultat pozitiv: I kemi bërë vlerësimin e duhur kësaj ndeshjeje, ku shpresojmë për një rezultat pozitiv, që është shumë i nevojshëm për ekipin tonë. Kemi bërë shumë përparime në lojë dhe këtë e kemi manifestuar në 2-3 takimet e fundit. Shpresojmë që në Kukës futbollistët të luajnë më të motivuar dhe më të kujdesshëm, në mënyrë që kundërshtari të mos përfitojë nga gabimet tona. E njohim mirë skuadrën kuksiane dhe është e vështirë fitorja ndaj saj, por jo e pamundur. Dihet së në futboll përfundimi i ndeshjes i përmban të tre rezultatet, por do të ishim të kënaqur në këtë përballje qoftë edhe me një barazim. Nuk është ai Kukës i një sezoni më parë, që e përfundoi kampionatin vetëm me një humbje dhe fakti që edhe ne kemi bërë shumë përmirësime në lojën tonë, na jep shpresë që diçka të fitojmë në këtë takim. Nëse do të fitojmë, do të jetë mbyllja më e mirë që i bëjmë këtij viti dhe do të jetë kartolina më e bukur për sportdashësit gjirokastritë. Udhëtojmë drejt Kukësit me formacionin më të mirë, nuk do të kemi asnjë mungesë nga titullarët, kështu që kam mundësinë të nxjerr në fushë formacionin e zakonshëm, që me kthimin e Aleksit bëhet i plotë. Fitorja ndaj Kamzës dhe sidomos ndaj Partizanit, tregojnë përmirësimin e dukshëm në lojën e skuadrës dhe nëse fitojmë edhe nesër (sot) nuk do të jetë rastësi. Kemi bërë përgatitjet e duhura, por e përsëris se edhe një barazim në kushtet e tanishme për skuadrën tonë ka shumë vlerë. Marrja e pikëve na mban në pozitat e tanishme në klasifikim dhe me rifillimin e kampionatit do të kemi bërë shumë ndryshime dhe plotësime në formacion, në mënyrë që në vazhdim të mos rrezikojmë rënien nga Superliga, – tha dje trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online