Arapi: Ndeshje vendimtare. Merkato? Dera e hapur…

 

Mbrojtësi flet për “Sport Ekspres”: Kampionati kalon nga kjo sfidë. Një fitore e korçarëve mbyll gjithçka. Nuk shoh ekip të favorizuar. Nuk kam asnjë kontakt me asnjë klub, do më pëlqente rikthimi në të dy skuadrat

Eraldo Harlicaj

Prej dy sezonesh, Renato Arapi, ndodhet në kampionatin turk të futbollit. Mbrojtësi po luan si me ekipin Bolusporit duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm i formacionit turk. Ashtu si në merkaton e verës, emri i tij përflitet dhe dëshirohet nga klube të ndryshme në Superiore. Partizani i paraprin të tjerave.
Renato Arapi në një intervistë për “Sport Ekspres”, para ndeshjes së Partizanit me Skënderbeut, i përgjigjet pyetjeve për të ardhmen, por analizon edhe ndeshjen e së hënës, sigurisht edhe një mendim për momentin që po kalojnë këto dy skuadra.

– Renato, keni pasur mundësi të ndiqni kampionatin shqiptar nga Turqia?

– Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet, por jam munduar të shoh ato më të rëndësishmet. Takimet e Skënderbeut në Europa League i kam ndjekur, por edhe “demat” në kampionat.

– A mendoni se fushata evropiane e Skënderbeut dhe ndeshje e së enjtes kundër Dinamos së Kievit e favorizon Partizanin, referuar lodhjes që mund të kenë korçarët?

– Mendoj se faktori kryesor që favorizon Partizanin është tifozeria. Duke qenë se “demat” luajnë në shtëpi, mbështetja e tifozëve të kuq do ndihet. Besoj se edhe ndërrimi i trajnerit ka sjellë një atmosferë pozitive në ekip, sidomos te grupi i lojtarëve. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka një skuadër të kompletuar. Korçarët kanë një kontingjent të kompletuar me 22 lojtarë që janë të gatshëm të luajnë në formacion. Nuk besoj se janë të lodhur nga Europa League, pasi e përballojnë mjaft mirë me futbollistët që kanë, aq më tepër që Skënderbeu mund të konsiderohet një skuadër me nivel europian tashmë.

– Një fitore e Skënderbeut në Tiranë, mund të konsiderohet si “vrasje” e kampionatit?

– Nëse korçarët fitojnë në Tiranë do të jetë një 3 pikësh i artë, pasi Partizani del nga gara dhe diferenca është e frikshme. Kukësi është gjithashtu larg dhe mendoj se me eksperiencën që ka Skënderbeu mund ta administrojë mjaft mirë avantazhin e pikëve.

– Si e vlerësoni paraqitjen e Partizanit e Skënderbeut këtë sezon?

– Nuk e prisja që Partizani të ishte në të tilla kushte, pasi pritshmëritë ishin më të mëdha, ndërsa mund të them se për Skënderbeun e prisja që të bënte një paraqitje të mirë në Europa League. Megjithatë, nuk e prisja që të arrinte kaq larg. Kjo tregon se Skënderbeu ka rritur shumë nivelin dhe do e shohim vetëm në maja. Puna në Korçë është mjaft profesionale dhe kanë një organizim të mirë edhe në klub.

– Ku mendoni se gaboi Partizani këtë sezon?

– Të gjithë e thonë se Partizani gaboi në merkato. Solli lojtarë me risk që nuk arritën nivelin e pritshëm, ndërsa u larguan lojtarë mjaft cilësorë. Ndryshimet e shumta nuk i bëjnë mirë ekipet. Mendoj se nëse ruhej grupi i vjetshëm dhe me 2-3 përforcime të mira, të kuqtë do të ishin në garë për titull.

– Ka zëra për rikthimin tuaj te Partizani, sa të vërtetë janë?

– Çdo ekip ka objektivat dhe synimet e veta në merkato. Normale janë të dalin në skenë emra të ndryshme. Deri tani nuk kam pasur kontakte me asnjë ekip.

– Nëse do të riktheheshit në Superiore, do të preferonit Skënderbeun, apo Partizanin?

– Kjo është një pyetje e vështirë, por unë do t’i preferoja të dyja. Skënderbeu është një ekip që më ka dhënë shumë dhe kam kaluar emocione të papërshkrueshme që s’besoj se do të rikthehen përsëri. Me Partizanin për aq pak kohë që kalova, u ndjeva mirë dhe u përshtat mirë me klubin dhe ekipin. Krijova miq të mirë, aq më tepër që është edhe afër familjes time dhe nuk do të doja t’i ndaja të dyja.

– Kë shihni më afër fitore, Skënderbeun apo Partizanin?

– Do të jetë ndeshje e fortë. Referuar pozicioneve në renditje do të thoja Skënderbeu, por nuk besoj se e kanë të lehtë. Fitorja me Kukësin ka ngritur moralisht Partizanin. Nuk e di realisht. Do e shoh me qejf. Nuk arrij të shoh një ekip më të favorizuar. 

6
sezone ka kaluar Arapi me skuadrën e Skënderbeut. Ai ka koleksionuar 6 tituj kampion me korçarët.

6
ndeshje ka luajtur Arapi me fanellën e Partizanit. Mbrojtësi ka luajtur në aventurën e suksesshme europiane të “demave” në verën e 2016-ës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online